KUSHTET E PËRGJITHSHME DHE POLITIKA E PRIVATËSISË SË KLUBIT TË KLIENTËVE
KUSHTET E PËRGJITHSHME TË KLUBIT TË KLIENTËVE
Kushtet e përgjithshme më poshtë aplikohen për klubin e klientëve tanë, i cili mundësohet nga BESTSELLER A/S (Fredskovvej 5, 7330 Brande, Danimarkë, numri i regjistrimit të kompanisë 88216512), BESTSELLER Handels B.V. (Sint Jorissteeg 2, 1012 XV Amsterdam, Holandë, numri i regjistrimit të kompanisë 59896604), VILA A/S (Stilling Kirkevej 10, Stilling, 8660 Skanderborg, Danimarkë, numri i regjistrimit të kompanisë 67756819) si dhe kompanitë lokale BESTSELLER që operojnë dyqanet tona të shitjes me pakicë dhe ato online (klikoni KËTU për të parë listën e plotë) (më poshtë “Kompanitë tona”).
1. Anëtarësimi juaj
Anëtarësimi në klubin e klientëve tanë është pa pagesë dhe pa detyrim, si dhe mund ta përfundoni anëtarësimin tuaj në çdo kohë.
Anëtarësimi është i kufizuar në persona fizikë me një llogari të vlefshme emaili. Duhet të jeni të paktën 16 vjeç për të qenë anëtar i klubit të klientëve, dhe duke u regjistruar, konfirmoni se keni 16 vjeç e lart. Nëse jeni nën 16 vjeç, mund të regjistroheni në klubin e klientëve duke dërguar një konfirmim nga një prind ose kujdestar .
Kompanitë, grupet ose të tjerë që bëjnë blerje tregtare nuk kanë të drejtë për anëtarësim. Anëtarësimi nuk mund të përdoret për rishitje ose përfitim.
Anëtarësimi juaj është personal, i patransferueshëm dhe i nënshtrohet këtyre kushteve të përgjithshme dhe çdo kushti tjetër të përgjithshëm, politike privatësie etj., siç miratohet nga vetë ju kur merrni pjesë në konkurse oferta, blerje dhe shërbime të tjera përkatëse.
Është përgjegjësia juaj, si dhe kusht për anëtarësimin tuaj, që ta mbani adresën e emailit dhe të dhënat e kontaktit të përditësuara.
Ju jeni përgjegjës për të gjithë veprimtarinë e zhvilluar përmes llogarisë së anëtarësimit tuaj. Kjo do të thotë që duhet t'i mbani të dhënat e hyrjes në llogari, si adresën e emailit dhe fjalëkalimin, të sigurta dhe të fshehta. Ju rekomandojmë të përdorni një fjalëkalim unik që nuk e përdorni në llogari të tjera. Nëse fjalëkalimi ose llogaria juaj komprometohet, ju rekomandojmë ta ndryshoni atë shpejt ose të kontaktoni shërbimin tonë të klientit për asistencë të mëtejshme.
2. Përfitimet tuaja
Si anëtar i klubit të klientëve, do të merrni një llogari anëtarësimi online. Në llogarinë tuaj do të merrni fatura elektronike për blerjet e bëra në dyqanet tona online dhe në ato fizike, duke përfshirë edhe dyqanet përfaqësuese (franchise). Gjithashtu do të keni mundësinë të shihni blerjet e kaluara përmes llogarisë ssuaj të anëtarësimit.
Si anëtar i klubit të klientëve, keni gjithashtu qasje në përfitimet e veçanta të besnikërisë që mund të jenë subjekt i kushteve të përgjithshme shtesë. Më shumë informacione mund të gjeni KËTU. Ne rezervojmë të drejtën që, në çdo kohë dhe pa paralajmërim, të bëjmë ndryshime të vogla në kushtet e përgjithshme për klubin e klientëve ose përfitimet përkatëse, për sa kohë që këto ndryshime nuk ndikojnë negativisht në anëtarësimin tuaj
3. Komunikimet tona
Kad postanete član našeg kluba kupaca, dajete saglasnost da vam naše kompanije mogu slati materijale za direktni marketing. Vaša saglasnost odnosi se na marketinške materijale marke (marki) za koje se prijavite i bilo kakvih podmarki.
Naši komunikacijski i marketinški materijali mogu se slati e-mailom, SMS-om, MMS-om, poštom i društvenim mrežama kao što su Facebook, Instagram itd. i odnose se na naše internet trgovine i trgovine kojima upravljaju direktno naše kompanije ili naši franšizeri. Sadržaj se odnosi na: • trenutni i budući asortiman proizvoda, uključujući odjeću, cipele, torbe, modne dodatke, tekstil, kućne potrepštine, dizajne, igračke, magazine, interijer, namirnice, pretplate i slično • ponude, akcije, takmičenja, događanja i ostale marketinške inicijative • informacije o artiklima koje ste dodali na svoju listu želja ili dodali u internet korpu. Takođe dozvoljavate da se ova saglasnost smije koristiti da vam šaljemo zahtjeve za ažuriranje vaše saglasnosti da bi ona uključivala druge relevantne proizvode, marke, poslovne partnere ili komunikacijske kanale.
4. Tërheqja e miratimit tuaj
Ju mund ta tërhiqni në çdo kohë miratimin për të marrë materiale marketingu me email ose SMS duke ndjekur udhëzimet në mesazhet që ju kemi nisur, përmes llogarisë së anëtarësimit tuaj, duke na kontaktuar në ose duke dërguar një formular kontakti që e gjeni KËTU . Nëse zgjidhni të tërhiqni miratimin tuaj për të marrë materiale marketingu me email dhe/ose SMS, anëtarësimi juaj në klubin e klientëve, si dhe çdo përfitim i përfshirë në anëtarësimin tuaj, do të përfundojë automatikisht, nëse nuk janë vendosur kushte të tjera për një përfitim të caktuar.
Ju lutemi, kini parasysh se nëse jeni regjistruar për të marrë informacione lidhur me marka të ndryshme, tërheqja e miratimit tuaj për një markë të caktuar nuk do ta ndikojë miratimin për markat e tjera ku jeni abonuar. Për këtë, duhet të çregjistroheni nga secila markë individualisht. .
5. Përfundimi i anëtarësimit tuaj
Ju mund ta përfundoni anëtarësimin në klubin e klientëve në çdo kohë përmes llogarisë së anëtarësimit tuaj, duke na kontaktuar në ose duke dërguar një formular kontakti që e gjeni KËTU .
Gjithashtu, rezervojmë të drejtën që të pezullojmë ose të përfundojmë anëtarësimin tuaj në rast shkeljeje të këtyre kushteve të përgjithshme, mosveprimtarisë, veprimeve që shkelin lidhjet e zbatueshme ose veprimeve që nuk janë në përputhje me interesat e kompanisë sonë. Ne rezervojmë gjithashtu të drejtën që ta mbyllim klubin e klientëve plotësisht pa asnjë arsye, duke dhënë njoftim paraprak 1-mujor.
6. Ankesa
Në rast se keni bërë një ankesë tek ne dhe nuk bini dakord me mënyrën se si e menaxhojmë ankesën tuaj, mund të dërgoni një ankesë përmes platformës Evropiane për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve online KËTU .
POLITIKA E PRIVATËSISË
Kompanitë tona janë kontrolluese të përbashkëta në lidhje me klubin e klientëve. Kur abonoheni si anëtar në klubin e klientëve, bini dakord që ne t'i përpunojmë të dhënat tuaja personale siç parashtrohet më poshtë në politikën e përgjithshme të privatësisë, që mund t'i gjeni KËTU .
1. Koleksioni ynë dhe përpunimi i të dhënave tuaja personale
Në përgjithësi ne i mbledhim të dhënat tuaja personale për të administruar anëtarësimin tuaj në klubin e klientëve, për t'ju ofruar përfitime nga anëtarësimi dhe për t'ju dërguar komunikime, marketing dhe broshura të synuara bazuar në profilin tuaj. Më poshtë mund të gjeni më shumë informacion për llojin e të dhënave perosnale që mbledhim rreth jush, qëllimin për të cilin i përdorim dhe bazat ligjore ku mbështetemi për këtë:
Administrimi i anëtarësimit tuaj
Për të krijuar dhe administruar anëtarësimin tuaj në klubin e klientëve, i përdorim të dhënat tuaja personale duke përfshirë emrin tuaj, adresën, të dhënat e kontaktit, moshën, gjininë, datën e lindjes dhe interesat, të cilat na i jepni kur regjistroheni, ose që i shtoni më pas. Kur regjistroheni, do të merrni një numër anëtarësimi, si dhe duhet të krijoni një fjalëkalim për llogarinë tuaj. Krahas kësaj, ne mbedhim informacione kur komunikojmë me ju lidhur me anëtarësimin ose përfitimet përkatëse dhe ju ofrojmë shërbimin e klientit.
Nëse dëshironi, mund ta përditësoni gjithashtu profilin me informacione rreth fëmijëve tuaj ose datës së parashikuar të lindjes së tyre për të përfituar rekomandime më të mira dhe asistencë me produktet.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është marrëveshja juaj e anëtarësimit në klubin e klientëve, shih nenin 6 (1) (b) të GDPR dhe interesat tona legjitime në ofrimin e shërbimit të klientit, shih nenin 6 (1) (f) të GDPR.
Përfitimet e klubit të klientëve
Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për t'ju ofruar përfitimet e ndryshme që lidhen me anëtarësimin tuaj në klubin e klientëve. Në varësi të natyrës së përfitimeve, mund të mbledhim dhe të regjistrojmë informacione shtesë në profilin tuaj, si pikët, kuponët, kategorinë e klientit etj. Në kushtet e përgjithshme mund të gjeni më shumë informacione për çdo përfitim specifik.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është marrëveshja juaj e anëtarësimit në klubin e klientëve dhe regjistrimi tek përfitimet, shih nenin 6 (1) (b) të GDPR.
Personalizimi
Për të optimizuar përvojën tuaj të blerjeve, përpiqemi t'ju dërgojmë komunikime, informacione për produktet, mesazhe marketingu dhe broshura që përputhen me interesat dhe profilet tuaja, si p.sh. urime për ditëlindje. Ne e bëjmë këtë bazuar në segmentim dhe personalizim.
Kur përdoret segmentimi, anëtarët tanë ndahet në disa grupe klientësh bazuar në karakteristikat e përgjithshme dhe të zakonshme, si mosha, kodi postar etj., dhe komunikimet dhe përmbajtjet që ju dërgojmë, lidhen më pas me atë grupin specifik të klientit ku bëni pjesë.
Ne synojmë të personalizojmë dhe të krijojmë përmbajtje dhe informacion që jua shfaqim në komunikimet tona, aplikacione, platformat e medias sociale ose në faqet tona të internetit, bazuar në interesat, preferencat dhe veprimtaritë tuaja, të tilla si blerjet e mëparshme në dyqanet tona online dhe ato fizike. Ne i ndërthurim këto të dhëna me të dhënat e marra përmes cookie-ve ose teknologjive të tjera monitoruese, që do të thotë se kur vizitoni aplikacionin ose faqen tonë të internetit, ne regjistrojmë informacione rreth interesave që shfaqni dhe asaj që blini. Ne mund të regjistrojmë gjithashtu nëse keni hapur një broshurë dhe nëse keni klikuar në reklamat brenda saj. Ky informacion mund të ndërthuret me informacione të tjera që u keni dhënë partnerëve të reklamave ose që ata kanë mbledhur vetë. Bazuar në këtë informacion, ne i analizojmë interesat tuaja dhe personalizojmë komunikimet dhe mesazhet tona të marketingut për ju.
Llojet e mësipërme
të informacionit mblidhen vetëm përmes cookie-ve nëse keni dhënë miratimin për këto lloj cookie-sh që vendosen në pajisjet tuaja.
Edhe personalizimi ofrohet përmes shërbimit individual në dyqanet tona ku personeli i dyqanit mund ta përdorë informacionin rreth jush, si blerjet e mëparshme (onlie dhe në dyqanet fizike), për t'ju udhëzuar më mirë në lidhje me stilet, përmasat etj.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale në lidhje me personalizimin është interesi ynë legjitim për t'ju ofruar shërbime më të mira individuale dhe më shumë informacione për produktet dhe komunikimet tona me ju, shih nenin 6 (1) (f) të GDPR. Informacionet e marra përmes cookie-ve përpunohen për qëllime marketingu bazuar në miratimin tuaj, shih nenin 6 (1) (a) të GDPR.
Marketingu i drejtpërdrejtë
Si pjesë e klubit të klientëve, do t'ju dërgojmë komunikime të ndryshme dhe materiale marketingu. Ne mund t'ju kontaktojmë me email, SMS, përmes njoftimeve të aplikacioneve dhe/ose profileve të medias sociale, në varësi të cilësimeve tuaja të profilit. Disa nga komunikimet që ju dërgojmë janë të personalizuara, shih më sipër.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me marketingun e drejtpërdrejtë është miratimi juaj, shih nenin (1) (a) të GDPR.
Ju mund ta tërhiqni miratimin tuaj në çdo kohë duke klikuar në linkun "çregjistrohu" në komunikimet tona ose duke na kontaktuar në . Ju lutemi, kini parasysh se nëse jeni regjistruar për të marrë informacione lidhur me marka të ndryshme, tërheqja e miratimit tuaj për një markë të caktuar nuk do ta ndikojë miratimin për markat e tjera ku jeni abonuar. Për këtë, duhet të çregjistroheni nga secila markë individualisht.
Nëse e tërhiqni miratimin tuaj për të marrë mesazhe marketingu të drejtpërdrejtë me email dhe/ose SMS, anëtarësimi juaj në klubin e klientëve, si dhe çdo përfitim përkatës nuk do të përfundojë automatikisht.
Pjesëmarrja në konkurse/evente
Nëse merrni pjesë në konkurse/evente të organizuara nga ne, mund t'ju duhet të dërgoni informacione shtesë në varësi të natyrës së konkursit/eventit. Ne e përdorim këtë informacion për të përfunduar konkursin/eventin, për të tërhequr fituesit dhe për të shpërndarë çmime. Fituesit mund të publikohen në komunikimet tona, në faqet tona të internetit ose në profilet e medias sociale.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale në lidhje me konkurset/eventet është miratimi juaj, shih nenin 6 (1) (a) të GDPR. Çdo publikim i fituesve bazohet në interesin tonë legjitim në dokumentimin e fituesve tek të gjithv pjesëmarrësit, shih nenin 6 (1) (f) e GDPR.
Faturat elektronike
Si pjesë e klubit të klientëve, ne i ruajmë kopjet elektronike të faturave tuaja nga blerjet e bëra në dyqanet tona fizike (në dyqanet tona dhe në ato që operohen nga partnerë/përfaqësues), si dhe në dyqanet tona online. Të gjitha faturat ruhen për aq kohë sa jeni anëtar i klubit të klientëve. Nëse zgjidhni ta përfundoni anëtarësimin tuaj, do t'ju ofrojmë mundësinë për të marrë kopje të faturave tuaja.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale për faturat elektronike është marrëveshja juaj e anëtarësimit në klubin e klientëve, shih nenin 6 (1) (b) të GDPR.
Hetimi për keqpërdorim dhe identifikim mashtrimi
Nëse dyshojmë se ka keqpërdorim të anëtarësisë suaj ose mashtrim që lidhet me përfitimet ose pagesat përkatëse, do të përdorim të dhënat tuaja personale për të realizuar një hetim.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është interesi ynë legjitim për parandalimin dhe identifikimin e parregullsive që mund të shkaktojnë humbje për ne ose palë të treta, shih nenin 6 (1) (f) të GDPR.
Analizat dhe statistikat
Informacioni juaj mund të jetë pjesë e analizave dhe statistikave të ndryshme, në mënyrë që të kuptojmë dhe të zhvillojmë produktet dhe shërbimet tona, megjithatë, në shumicën e rasteve të dhënat tuaja personale do të agregohen dhe do të anonimizohen.
Baza jonë ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale që lidhet me analizat dhe statistikat është interesi ynë legjitim për të kuptuar dhe zhvilluar biznesin tonë, shih nenin 6 (1) (f) të GDPR.
2. Me kë i ndajmë të dhënat tuaja personale?
Për t'ju ofruar përvojën më të mirë të klientit dhe përfitimet e anëtarësimit kur blini në dyqanet tona fizike dhe në ato online, do t'i ndajmë informacionet tona me përfaqësuesit tanë, të cilët operojnë në dyqanet fizike dhe/ose online nën markën tonë, por me emrin e kompanisë së tyre. Këta përfaqësues do të jetë kontrollues individualë të dhënash dhe lejohen që ta përdorin infomacionin tuaj vetëm për qëllimet e klubit të klientëve dhe përfitimet përkatëse.
Krahas kësaj, të dhënat tuaja personale mund të ndahen me partnerët tanë të biznesit (përpunuesit e të dhënave) që e përpunojnë informacionin në emrin tuaj, për shembull, duke ju dërguar broshurën tonë, duke shfaqur reklama në platformën e medias sociale dhe faqeve të tjera të internetit, duke krijuar përmbajtje, duke kryer analiza ose duke ruajtur të dhënat tuaja personale.
3. Transferimet ndërkombëtare
Disa nga të dhënat tuaja personale mund të trajtohen nga partnerët tanë (përpunuesit e të dhënave) jashtë BE-së. Në këtë rast sigurohemi gjithmonë që të dhënat tuaja personale të vazhdojnë të menaxhohen nën një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave. Aktualisht kemi partnerë që ndodhen në SHBA dhe transferimet e të dhënave ruhen nga Kuadri i Privatësisë së të Dhënave të BE-së-SHBA-së ose Klauzolat Kontraktuale Standarde të Komisionit të BE-së.
Krahas kësaj, disa nga partnerët tanë mund të përdorin nënkontraktorë të jashtëm (nën-përpunues) që ndodhen jashtë BE-së. Në këtë rast, partneri ynë është i detyruar të ruajë të dhënat tuaja personale. Nëse doni informacione specifike lidhur me partnerët tanë jashtë BE-së ose këta nën-përpunues të jashtëm, ju lutemi të kontaktoni customerservice@bestseller.com.
4. Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?
Ne do t'i ruajmë të dhënat tuaja për aq kohë sa jeni anëtar i klubit të klientëve. Nëse e përfundoni anëtarësimin tuaj, do ta fshijmë ose anonimizojmë profilin tuaj dhe informacionet përkatëse brenda 30 ditësh, megjithatë, informacionet lidhur me miratimin tuaj do të ruhen për një periudhë 2-vjeçare për qëllime dokumentimi. Krahas kësaj, informacionet rreth jush mund të ruhen për një periudhë më të gjatë nëse na kërkohet ta bëjmë këtë, për të qenë në pajtim me kërkesat ligjore ose për të vendosur, ushtruar ose mbrojtur kërkesa ligjore.
5. Të drejtat tuaja dhe zgjidhjet etj.
Kur mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale, keni një sërë të drejtash privatësie. Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja, ju lutemi të dërgoni formularin tonë online të kërkesës që e gjeni KËTU .
Mund të lexoni më shumë rreth të drejtave tuaja të ndryshme, më poshtë:
E drejta për të tërhequr miratimin
Ju e keni gjithmonë të drejtën për të tërhequr miratimin tuaj për përpunimin e të dhënave me fekt në të ardhmen. Në rastin e tërheqjes së miratimin, do t'i fshijmë të dhënat në fjalë menjëherë, përveç rastit kur përpunimin nga ana jonë mund të vazhdojë bazuar në baza të tjera ligjore. Tërheqja e miratimit tuaj nuk ndikon në legjitimitetin e përpunimit të kryer bazuar në miratim, deri në momentin e tërheqjes së tij.
E drejta e qasjes
Një nga të drejtat tuaja më të rëndësishme që keni është e drejta për të kërkuar qasje në të dhënat që kemi regjistruar për ju. Nëse kërkoni qasje, do t'ju japim një kopje të të dhënave tuaja personale.
E drejta për t'u harruar
Një e drejtë tjetër e rëndësishme lidhur me marrëdhënien tuaj me ne është e drejta që keni për t'u harruar, që do të thotë se mund të paraqisni një kërkesë ku na kërkoni të fshijmë të dhënat tuaja që kemi regjistruar. Mund të mos mundeni t'i fshini të gjitha të dhënat tuaja personale pasi na kërkohet të vazhdojmë të ruajmë të dhëna të caktuara për të qenë në pajtim me kërkesat ose për të vendosur, mbrojtur ose ushtruar kërkesa ligjore.
E drejta për të kundërshtuar
Keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale në kushte të caktuara. Për shembull, mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllimin e marketingut të drejtpërdrejtë, duke përfshirë profilizimin.
E drejta për certifikim
Nëse mendoni se të dhënat tuaja që kemi regjistruar janë të pasakta ose të paplota, na e bëni të ditur dhe do të sigurohemi që ta përditësojmë informacionin tuaj.
E drejta për kufizim
Në ndërthurje me disa nga të drejtat tuaja të tjera, mund të kërkoni gjithashtu që ta kufizojmë përdorimin e të dhënave tuaja personale, p.sh. në vend të fshirjes totale ose gjatë vlerësimit tonë të kundërshtimit tuaj.
E drejta për portabilitet
Ju mund të paraqisni një kërkesë duke na kërkuar t'ju pajisim me të dhënat personale që na kebni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga kompjuteri si dhe t'ia transmetojmë të dhënat drejtpërdrejt një marrësi specifik.
Ankesa
Nëse dëshironi të bëni një ankesë për mënyrën se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale, mund të kontaktoni gjithmonë ekipin tonë të shërbimit të klientit. Ju mund të paraqisni gjithashtu një ankesë pranë autoriteteve tuaja lokale të mbikëqyrjes së të dhënave.